Aksident trafiku ka ndodhur dje pranë kalimit të paligjshëm për këmbësorë te Bit Pazari, kur një automobil ka goditur një burrë dhe një grua që po kalonin rrugën në orët e pasdites.
Në aksident, të dy kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa kanë intervenuar Ndihma e Shpejtë dhe policia.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
