Kronika e zezë

E rëndë – Djali e rreh babain në Shkup dhe pastaj ia djeg edhe veturën

E rëndë – Djali e rreh babain në Shkup dhe pastaj ia djeg edhe veturën

Policia e Shkupit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi u raportua se sulmoi fizikisht babanë e tij dhe i dogji makinën. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pardje në orën 02:20 të mëngjesit, në zonën e Kisela Vodës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin V.T. (40) nga Shkupi.
Sipas denoncimit, rreth një orë para raportimit, ai e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 61-vjeçar, e më pas i kishte vënë zjarrin veturës së tij.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Ndaj / Сподели