Lajmi ditës

E dhimbshme – Këto janë 4-të personat që humbën jetën në aksidentin e Shkupit

E dhimbshme – Këto janë 4-të personat që humbën jetën në aksidentin e Shkupit

Marko Gjirgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni operistik Riste Velkov, janë katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit, pranë nyjës së Mirkovcit. Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.


Aksidenti ndodhi kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion “MAN” me gjysmërimorkio, humbi kontrollin mbi automjetin, theu gardhin mbrojtës dhe kaloi në kahun e kundërt, ku u përplas drejtpërdrejt me një veturë “BMW” në të cilën ndodheshin katër viktimat.


Nga fuqia e përplasjes shpërtheu zjarr dhe automjeti u dogj plotësisht. Flakët përfshinë edhe kabinën e kamionit.
Në këtë tragjedi humbën jetën 51-vjeçari Riste Velkov, djali i tij 20-vjeçar Adam Velkov, si dhe dy shokët e tyre – Marko Gjirgjievski dhe Petar Milanov.

Ndaj / Сподели