Mbrëmë në fshatin Makresh të Kumanovës është arrestuar një 62-vjeçar nga fshati, pasi sipas policisë, me një mjet të fortë ka vrarë një qen në kotecin e tij të pulave, njofton MPB.
“Me datë 19.05.2026 në ora 23:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria Z.T. (62) nga fshati Makresh, komuna e Staro Nagoriçanit, pasi në kotecin e tij me një mjet të fortë ka usmrtuar një qen. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në buletinin policor.
Lajmi ditës
Arrestohet një kumanovar, e vrau një qen në një kotec pulash
