Pas shumë vitesh neglizhence, sot ka nisur pastrimi i një deponie të egër në fshatin Përshefcë, në kuadër të aksionit për një ambient më të pastër që po realizohet nga Komuna e Tearcës nën udhëheqjen e kryetarit Daut Memishi.
Nga komuna bëjnë të ditur se ky aksion nuk do të ndalet vetëm në Përshefcë, por gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë edhe në të gjitha fshatrat e komunës, me qëllim krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më të pastër për qytetarët.
“Çdo ditë kujdesemi për mirëmbajtjen e një ambienti të pastër. Së bashku me qytetarët tanë do të vazhdojmë të kujdesemi për një mjedis më të mirë për të gjithë”, thekson Memishi.
