Një 71-vjeçar nga Shkupi është mashtruar për 22.500 euro nga dy persona, njofton policia.
Sipas denoncimit, dje në ora 10:30 në SPB Shkup, i moshuari ka raportuar se kishte rënë pre e mashtrimit nga dy persona me inicialet A.N. dhe V.N.
Ai ka deklaruar se përmes telefonit kishte kontaktuar me A.N., me të cilin ishte marrë vesh që së bashku me mikun e tij V.N. t’i kryenin procedurat për blerjen e një toke shtetërore. Në disa raste, ai u kishte dhënë para personave në fjalë.
Pasi e kuptoi se ishte mashtruar, rasti është paraqitur në polici.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajmi ditës
Shkupjani mashtrohet për mbi 20 mijë euro – i premtuan ndihmë për blerjen e një toke shtetërore
