LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Kasami: Do të jemi konstruktiv kur shteti ecën para, por të vendosur kur preket gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit

Kasami: Do të jemi konstruktiv kur shteti ecën para, por të vendosur kur preket gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, gjatë fjalimit të tij, tha se nuk është thjesht një ngjarje politike kongresi i VLEN-it por një moment reflektimi për një rrugë që ka kaluar nëpër shumë sfida.

Kasami tha se ata kanë besuar se shqiptarët kanë dinjitet dhe se nuk duhet të trajtohen vetëm si numër.

Ai tha se sot është 9 maj, dhe po merret një vendim që nuk është lehtë për askënd.
“Vendimi që BESA dhe partitë tjera të bëhen pjesë e një subjekti të madh tregon një moment pjekurie. Sot sinqerisht shqiptarëve të këtij vendi, ju duhet, jo fragmentim, por bashkim politik dhe seriozitet. VLEN nuk duhet të jetë vetëm a=bashkim partie, por duhet të bëhet kulturë tjetër shqiptare, më institucionala, nuk kemi nevojë për politik që jeton nga zënkat, kemi nevojë për politik që mendon më shumë se një mandat”, tha Kasami.

Kasami tha se ata besojnë në familje, te puna e ndershme, te sipërmarrësi që rrezikon dhe nuk pret gjithçka nga shteti, besojnë në identitetin, gjuhën dhe kulturën.

“Besojmë në një shtet modern, në institucione që funksionojnë, në drejtësi e barabartë për të gjithë. Për ne shteti, nuk duhet të jetë plaçkë. Aty ku preket paraja publike duhet të ketë hetim, qytetari nuk duhet të ketë frikë në institucione. Duam shtet që respekton qytetarin pa dallim etnie apo fetare”, deklaroi mes tjerash Kasami.
Kasami, mes tjerash tha se shqiptarët duhet të mendojnë për dekadën që vjen, nëse duhet të jenë faktor.
“Do të jemi konstruktiv kur shteti ecën para, por do jemi të vendosur kur preket gjuha shqipe, Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve”, tha mes tjerash Kasami. (Alfax.mk)

Ndaj / Сподели