LAJME
“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoi
Lajmi ditës

Ahmeti kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Humbja e Ilirit ishte goditje e rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë bashkëluftëtarët

Ahmeti kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Humbja e Ilirit ishte goditje e rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë bashkëluftëtarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka kujtuar një nga bashkëluftëtarët e tij Ilir Konushevcin dhe doktor Hazir Malën. Ahmeti shkruan se “Humbja e Ilirit ishte goditje e rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë bashkëluftëtarët.  Por atdhedashuria dhe shpirti i tij i madh liridashës qëndruan ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

Ali Ahmeti

Sot përkujtojmë njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarin tim, heroin e kombit, Ilir Konushevci.

Për asnjë çast të jetës sime nuk do të mund ta harroj momentin kur mora lajmin e kobshëm për rënien e tij, bashkë me doktor Hazir Malën.

Humbja e Ilirit ishte goditje e rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë bashkëluftëtarët.

Por atdhedashuria dhe shpirti i tij i madh liridashës qëndruan ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të heronjëve të kombit Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Ndaj / Сподели