Lajmi ditës

Në kongresin e VLEN-it prezent do të jetë edhe Hristijan Mickoski

Në kongresin e VLEN-it prezent do të jetë edhe Hristijan Mickoski

Koalicioni VLEN sot mban Kongresin e tij të parë, me ç’rast pritet zyrtarisht të shndërrohet në një subjekt të ri politik në Maqedoninë e Veriut Në këtë ngjarje të rëndësishme politike do të marrin pjesë figura të larta shtetërore dhe politike nga vendi dhe rajoni. Pas konfirmimit të pranisë së kryeministrit të Kosova, Albin Kurti, në kongres do të jetë prezent edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njofton Tema.mk.


Kongresi konsiderohet si një moment i rëndësishëm për VLEN-in, pasi nga një koalicion politik po kalon në një strukturë të organizuar partiake, me synime për forcim të mëtejmë në skenën politike shqiptare në vend./Tema.mk/

Ndaj / Сподели