LAJME
Agim Islami reagon para protestës studentore: Çfarë vlere ka provimi në shqip, kur të pafajshmit kalben në burgje?Ademi: Zëri i rinisë po ngritët për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti!Hyn një dron rus në Letoni, NATO ngre avionë luftarakë menjëherë“Provimi i jurisprudencës edhe në shqip! Së shpejti me lajme të mira…”, Kasami me një paralajmërim një ditë para protestësU gjet i plagosur pas të shtënave në zyrën e tij, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turkZhdukje misterioze në Tetovë, kompania denoncon largimin e tre punëtorëve nga BangladeshiArrestohet 34-vjeçari nga Shemshova, policia i gjen 10 qese me kokainëLindita Aliu zgjidhet Zëdhënëse e degës së Tetovës nga radhët e BDI-sëAgim Islami reagon para protestës studentore: Çfarë vlere ka provimi në shqip, kur të pafajshmit kalben në burgje?Ademi: Zëri i rinisë po ngritët për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti!Hyn një dron rus në Letoni, NATO ngre avionë luftarakë menjëherë“Provimi i jurisprudencës edhe në shqip! Së shpejti me lajme të mira…”, Kasami me një paralajmërim një ditë para protestësU gjet i plagosur pas të shtënave në zyrën e tij, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turkZhdukje misterioze në Tetovë, kompania denoncon largimin e tre punëtorëve nga BangladeshiArrestohet 34-vjeçari nga Shemshova, policia i gjen 10 qese me kokainëLindita Aliu zgjidhet Zëdhënëse e degës së Tetovës nga radhët e BDI-së
Lajmi ditës

Kunati i Peter Magyar tërhiqet nga posti i ministrit të Drejtësisë pas akuzave për nepotizëm

Kunati i Peter Magyar tërhiqet nga posti i ministrit të Drejtësisë pas akuzave për nepotizëm

I emëruari i kryeministrit të ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, për postin e ministrit të Drejtësisë, Marton Mellethei-Barna, është tërhequr nga kandidatura mes kritikave për lidhjet familjare me liderin e ri të vendit.

Mellethei-Barna, i cili është kunati i Magyar, njoftoi vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se dëshironte të shmangte hedhjen e një “hijeje mbi ndryshimin e regjimit” në Hungari.

Me profesion avokat, ai është bashkëstudent universitar me Peter Magyar dhe një nga 10 anëtarët themelues të Partisë Tisza, e krijuar në vitin 2020. Ai ka shërbyer si drejtor ligjor i partisë dhe ka mbajtur disa role të tjera që kërkonin ekspertizë juridike, përfshirë përfaqësimin e Tisza-s në Komitetin Kombëtar të Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve europiane të vitit 2024.

Magyar u detyrua të mbronte emërimin e tij për shkak të lidhjes familjare mes tyre. Mellethei-Barna është i martuar me motrën e kryeministrit të ardhshëm, Anna Ilona, një fakt që Magyar e kishte cilësuar më herët si një dilemë serioze.

Kritikat ndaj kandidaturës erdhën kryesisht nga figura të partisë tashmë opozitare Fidesz, e ish-kryeministrit Viktor Orbán, e cila humbi pushtetin pasi Partia Tisza fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Në një video të publikuar më 7 maj në rrjetet sociale, Magyar deklaroi se qeveria e tij do të fokusohet në rikthimin e fondeve të BE-së, ringritjen e ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Ai shtoi se prioritet do të jetë edhe “shërimi i plagëve të dekadave të fundit”, bashkimi i kombit hungarez dhe vendosja e drejtësisë ndaj atyre që akuzohen për shkelje gjatë qeverisjes së mëparshme.

Pas tërheqjes së Melléthei-Barna, Magyar ka propozuar Márta Görög, dekane e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Szeged-it, për postin e ministres së Drejtësisë.

Qeveria e re hungareze pritet të betohet nesër, në të njëjtën ditë kur shënohet edhe Dita e Europës, që përkujton Deklaratën Schuman të 9 majit 1950, dokumenti që hodhi themelet e Bashkimit Europian.

Fitorja e Partisë Tisza ndaj Fidesz-it të Viktor Orbán pritet të ndryshojë marrëdhëniet e Hungarisë me Brukselin, pas viteve të përplasjeve mes qeverisë Orbán dhe institucioneve të BE-së për çështjet e shtetit ligjor dhe fondet e ngrira europiane.

Ndaj / Сподели