Lajmi ditës

Filipçe: Mickoski kopjon principet e Millosheviçit!

Filipçe: Mickoski kopjon principet e Millosheviçit!

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një paraqitje në podcastin “Rrishtazhi”, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po ndjek politika të ngjashme me ato të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, shkruan Tema.mk.


Filipçe deklaroi se edhe në kohën e Millosheviçit kishte nacionalizëm, varfëri dhe tensione politike, ndërsa sipas tij, të njëjtën qasje po e ndjek edhe Mickoski sot. Ai theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe politika që bashkojnë qytetarët, e jo retorikë ndarëse dhe nacionaliste./Tema.mk/

Ndaj / Сподели