Lajmi ditës

Erzen Elezi për rrahjen e mjekut: Ngjarja ka ndodhur jashta spitalit

Erzen Elezi për rrahjen e mjekut: Ngjarja ka ndodhur jashta spitalit

Drejtori i Spitali Klinik i Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar pas publikimeve në disa media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një mjek është sulmuar brenda spitalit.
Në demantin e publikuar, Elezi thekson se lajmi nuk është i vërtetë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur brenda Spitalit Klinik të Tetovës, as nuk lidhet me procesin e punës apo detyrën zyrtare të personelit mjekësor.
Sipas tij, bëhet fjalë për një çështje private, e cila ka ndodhur jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës.
Ai falënderoi mediat dhe qytetarët për mirëkuptimin, duke apeluar që informacionet të publikohen vetëm pasi të jenë verifikuar, në interes të informimit të drejtë të opinionit publik.

Ndaj / Сподели