Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, pas u pyet në lidhje me Kosovën. Sipas Vuçiç, sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë, pasi kapacitetet mbrojtëse të vendit janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999.
“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha ai.
Vuçiç theksoi se fuqizimi i Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes. Sipas tij, vendi zotëron sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake moderne, duke shtuar se Serbia ka siguruar edhe armë të avancuara nga Izraeli, çka ka rritur ndjeshëm gatishmërinë luftarake.
