LAJME
19-vjeçari nga Shkupi denoncon se është kanosur me ar’më në Bit Pazar, ja detajetHetim antikorrupsion prek prindërit e Zelenskyt, pretendohet se u verifikuan depozita prej 11 milionë dollarëshKatër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, dy persona të arrestuarJa kur pritet të nisin punimet në autostradën Shkup – BllacëFidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”14-vjeçari u ther 7 herë në Shkup, nëna kërkon drejtësi: ‘Mos e quani dhunë, ishte tentativë vr-asjeje’Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shoferMashtrues që u paraqit si mjeshtër pllakash, ia mori paratë dhe u “zhduk”, ja detajet19-vjeçari nga Shkupi denoncon se është kanosur me ar’më në Bit Pazar, ja detajetHetim antikorrupsion prek prindërit e Zelenskyt, pretendohet se u verifikuan depozita prej 11 milionë dollarëshKatër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, dy persona të arrestuarJa kur pritet të nisin punimet në autostradën Shkup – BllacëFidan paralajmëron Izraelin: “Po kërkoni një armik të ri si Turqia? S’kemi frikë, përballjet janë specialiteti ynë!”14-vjeçari u ther 7 herë në Shkup, nëna kërkon drejtësi: ‘Mos e quani dhunë, ishte tentativë vr-asjeje’Ndalohet një 17-vjeçar nga Gostivari, drejtonte moped pa patentë shoferMashtrues që u paraqit si mjeshtër pllakash, ia mori paratë dhe u “zhduk”, ja detajet
Lajmi ditës

Fondet IPARD-it, punonjësja pranoi në gjyq se mori ryshfet

Fondet IPARD-it, punonjësja pranoi në gjyq se mori ryshfet

Një punonjëse e re në Ministrinë e Bujqësisë ka pranuar fajësinë se ka marrë 2 mijë euro ryshfet, në një rast që lidhet me manipulime për përfitimin e fondeve të IPARD-it. Ajo është shprehur e penduar dhe ka deklaruar se pranimi i fajit është bërë pa presion, ndërsa gjatë seancës ka kërkuar edhe kthimin e 6 mijë eurove të tjera që i ishin sekuestruar nga policia.

Në këtë rast janë të përfshirë gjithsej disa persona, përfshirë ish-drejtorë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar një kompani të pakualifikuar të përfitojë fonde europiane. Sipas prokurorisë, janë përdorur ryshfete dhe ndërhyrje për të ndikuar në vendimmarrje dhe për ndarjen e 50 mijë eurove nga programi IPARD 3.

Mbrojtja e të akuzuarve dhe prokuroria kanë qëndrime të ndryshme për rëndësinë e fondeve dhe pasojat e rastit, ndërsa theksohet se dëmi prek si fondet europiane ashtu edhe buxhetin shtetëror. Pas këtij skandali, Komisioni Evropian kishte pezulluar përkohësisht një pagesë prej 2.9 milionë eurosh, e cila më pas është zhbllokuar. Procesi gjyqësor vazhdon për të gjithë të përfshirët.

Ndaj / Сподели