LAJME
Dy djem të rinj nga Shkupi deshën të fitojnë në kriptovaluta, mashtruesi ua vodhi 40 mijë euroElezi: Fillon realizimi i investimit historik prej 74 milionë eurosh për Spitalin Klinik të TetovësTragjedi në Shkodër, digjet shtëpia – humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur, ja mosha e tyreNjë bakter i ri zbulohet në ujësjellësin e GostivaritTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Dy djem të rinj nga Shkupi deshën të fitojnë në kriptovaluta, mashtruesi ua vodhi 40 mijë euroElezi: Fillon realizimi i investimit historik prej 74 milionë eurosh për Spitalin Klinik të TetovësTragjedi në Shkodër, digjet shtëpia – humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur, ja mosha e tyreNjë bakter i ri zbulohet në ujësjellësin e GostivaritTetovari rrahu të dashurën para një ndërtese, më pas u vetëparaqit në polici, ja detajetNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”
Lajmi ditës

A do të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Ja çfarë thonë nga partia e tij!

A do të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Ja çfarë thonë nga partia e tij!

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta.

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.
Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk.

Ndryshe, në një paraqitje në “TV24”, Mexhiti tha se dera për Selën është hapur dhe se po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tij të mundshme në shumicën qeveritare.

“Ekziston një mundësi që Ziadin Sela të bashkohet me Qeverinë. Dera është hapur, ne komunikojmë në nivele të ndryshme”, tha ai./Lideri

Ndaj / Сподели