Drejtori Amet Imeri
Sot u mbajt seanca e Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Barabartë Rajonal, në të cilën u shqyrtuan dhe u përcaktuan listat e projekteve që do të financohen nga Programi për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2026.
Mjetet nga Programi janë të dedikuara për mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal, zvogëlimin e dallimeve zhvillimore ndërmjet dhe brenda rajoneve planifikuese, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Për vitin 2026 është paraparë financimi i gjithsej 56 projekteve, në shumën totale prej 148.407.142 denarë, të shpërndara sipas masave në vijim:
• për zhvillimin e rajoneve planore do të financohen 12 projekte, në shumën totale prej 81.518.163 denarë;
• për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore do të financohen 12 projekte, në shumën totale prej 22.345.950 denarë;
• për zhvillimin e zonave urbane do të financohen 13 projekte, në shumën totale prej 22.261.433 denarë;
• për zhvillimin e fshatrave do të financohen 19 projekte, në shumën totale prej 22.281.596 denarë.
Byroja për Zhvillim Rajonal, si institucion kyç në zbatimin e politikës për zhvillim të barabartë rajonal, vazhdon me mbështetje, koordinim dhe monitorim të projekteve me rëndësi për zhvillimin lokal dhe rajonal.
Përmes Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, Byroja kontribuon që mjetet të drejtohen drejt projekteve prioritare që sigurojnë infrastrukturë më të mirë, zvogëlim të dallimeve zhvillimore dhe avancim të cilësisë së jetës së qytetarëve në të gjitha rajonet planore.
