Më 26.04.2026, rreth orës 18:40, në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr në një separacion të një firme private në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës, në pronësi të H.L. (73).
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Tetova, e cila ka arritur ta lokalizojë dhe ta shuajë zjarrin me sukses. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Pas shuarjes së zjarrit, është kryer edhe ekspertiza (këqyrja) në vendin e ngjarjes.
Lajmi ditës
Zjarr në një impjant për përpunimin e zhavorrit” në rajonin e Zhelinë – ja detajet
