Lajmi ditës

Rrëshqitje dheu në rrugën e Banjës në Tetovë, problem i përsëritur pavarësisht masave

Rrëshqitje dheu në rrugën e Banjës në Tetovë, problem i përsëritur pavarësisht masave

Një rrëshqitje dheu është regjistruar sërish në rrugën e Banjës në Tetovë, duke rikthyer shqetësimet e banorëve për sigurinë dhe qarkullimin në këtë zonë.


Sipas informacioneve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë në këtë segment rrugor. Edhe pse Komuna e Tetovës në disa raste ka ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar rrëshqitjet, problemi vazhdon të përsëritet, veçanërisht pas reshjeve të shiut.


Banorët kërkojnë zgjidhje afatgjate, pasi situata paraqet rrezik për automjetet dhe këmbësorët. Autoritetet pritet të dalin me masa të reja për stabilizimin e terrenit dhe parandalimin e rrëshqitjeve të ardhshme.

Ndaj / Сподели