Kronika e zezë

Bastisje në Gostivar, gjendet dr’ogë – dy persona arrestohen

Bastisje në Gostivar, gjendet dr’ogë – dy persona arrestohen

Një aksion policor është realizuar më 08.03.2026 në Gostivar, ku zyrtarët policorë nga Njësia për Kriminalitet Klasik Rajonal Gostivar kanë arrestuar një person pasi tek ai është gjetur drogë.
Sipas informacioneve zyrtare, është ndaluar B.H. nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marijuanë.
Më vonë, rreth orës 23:00, pas sigurimit të një urdhri gjyqësor, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të J.K. (33) në Gostivar, i cili dyshohet se më parë ia kishte shitur marijuanën personit B.H.
Gjatë bastisjes është gjetur gjithashtu marijuanë dhe J.K. është arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Ndaj / Сподели