Dy spitale nga Shkupi dhe një nga brendësia e vendit kanë marrë kallëzime nga Policia Financiare, pasi kanë blerë softuer për kontabilitet me çmime shumë të larta, për të cilat ekzistojnë dyshime dhe indikacione se janë paguar mbi vlerën reale, mëson “Sloboden Peçat” nga burime të mirëinformuara.
Secila prej këtyre institucioneve shëndetësore publike ka paguar për softuerin, përkatësisht për sistemin informatik, shuma marramendëse – konkretisht nga 115 mijë euro për secilin spital, nga mjetet shtetërore.
Sipas burimeve, një nga spitalet në Shkup ka marrë dy mendime negative për këtë furnizim nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, por megjithatë drejtuesi ka vazhduar me realizimin e blerjes. Kjo procedurë konkrete me dy mendime negative nga Fondi ka ndodhur vitin e kaluar, ndërsa dy spitalet e tjera softuerin e kanë blerë më herët.
Për rrjedhojë, në rast është përfshirë Policia Financiare. Po i njëjti spital, sipas informacioneve, ka blerë edhe një veturë pa miratim nga Fondi.
