Lajmi ditës

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Kurti: Rreshtim i qartë me aleatët strategjikë

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Kurti: Rreshtim i qartë me aleatët strategjikë

Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shpallë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, gjatë një mbledhjeje të kabinetit të mbajtur sot.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim përforcon pozicionin e Kosovës në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

“Përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti.

Ndaj / Сподели