Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të mos bëjë armëpushim me Iranin në këtë fazë, duke përmendur shqetësime për rreziqe të mundshme, thuhet në një lajm të publikuar të hënën nga Axios.
Gjatë një telefonate të dielën, Netanyahu ka shprehur rezerva për një marrëveshje të mundshme armëpushimi me Iranin, duke paralajmëruar se ajo mund të bartë rreziqe strategjike, ka thënë një zyrtar izraelit për Axios. Megjithatë, Trump i ka thënë Netanyahut se një armëpushim me Iranin mund të arrihet nëse Teherani pajtohet me kërkesat e SHBA-së. Ai ka përsëritur se kërkesat e Washingtonit përfshijnë dorëzimin nga Irani të gjithë uraniumit të pasuruar dhe zotimin për të mos rifilluar pasurimin e uraniumit, ka thënë zyrtari.
