Lajmi ditës

Sulmohet polici në Shkup – Policia ndërhyn menjëherë, ja detajet

Sulmohet polici në Shkup – Policia ndërhyn menjëherë, ja detajet

Më 29 prill 2026 rreth orës 06:30, në zonën e Karposh, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria një person me inicialet R.E. (35) nga Shkupi.
Sipas policisë, më herët ishte raportuar prishje e rendit dhe qetësisë publike, ku personi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte bërë kërcënime se do t’i shkaktonte vetes lëndime me një mjet të mprehtë.
Situata ka eskaluar në momentin kur ai ka sulmuar një zyrtar policor.
Autoritetet bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndaj / Сподели