Lajmi ditës

Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni, nafta lirohet për 3.5 denarë, benzina për 2 denarë

Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni, nafta lirohet për 3.5 denarë, benzina për 2 denarë

Nga mesnata, nafta do të lirohet për 3.5 denarë, ndërsa benzina për 2 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.Sipas vendimit të ri, një litër naftë (Eurodizel) do të kushtojë 88.5 denarë, benzina Eurosuper 95 do të shitet për 82 denarë, ndërsa Eurosuper 98 për 84 denarë.Për 2.5 denarë për litër do të ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 98 denarë për litër.Ulja mesatare e çmimeve të derivateve të naftës është 2.28 për qind dhe vjen si rezultat i rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare.Në përllogaritje janë përfshirë edhe masat e Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën, si dhe uljen e akcizave për benzinën dhe naftën.Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 24 nëntor, në orën 00:01.

Ndaj / Сподели