Më 1 prill 2026, në Tetovë kanë ndodhur dy aksidente trafiku ku këmbësorë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Vонвардарска”, ku një veturë e tipit Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuar nga B.J.R. (70) nga Tetova, ka goditur këmbësorin B.S. (46), gjithashtu nga Tetova. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Aksidenti i dytë është raportuar rreth orës 20:35 në bulevardin “Ilindenska”, ku një tjetër veturë Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuar nga N.T. (65) nga Tetova, ka goditur këmbësoren S.M. (52) nga Tetova. Edhe ajo është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda trupore.
Lajmi ditës
Dy persona lëndohen rëndë në Tetovë, u goditën nga vetura
