LAJME
Dhuna gjinore shqetësim global: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025Alta Banka në shitje deri në 11,5 milionë euro, Mickoski: Nuk ka rëndësi sa do të paguajë pronari i ri!Sulmohet fizikisht 58 vjeçari nga Tearca, ja detajetAli Ahmeti i shkruan letër Jeton Shasivarit, ja çfarë i thotë për ligjin e Gjuhës Shqipe!Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PSZbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: “E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri”Daut Memishi: Kemi pastruar deponitë ilegale në pothuajse çdo fshat, javën e ardhshme ndërhyjmë edhe në GllogjëTaravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 NëntoritDhuna gjinore shqetësim global: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025Alta Banka në shitje deri në 11,5 milionë euro, Mickoski: Nuk ka rëndësi sa do të paguajë pronari i ri!Sulmohet fizikisht 58 vjeçari nga Tearca, ja detajetAli Ahmeti i shkruan letër Jeton Shasivarit, ja çfarë i thotë për ligjin e Gjuhës Shqipe!Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PSZbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: “E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri”Daut Memishi: Kemi pastruar deponitë ilegale në pothuajse çdo fshat, javën e ardhshme ndërhyjmë edhe në GllogjëTaravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit
Lajmi ditës

Bie nga çatia që po e riparonte, ndërron jetë gostivarasi

Bie nga çatia që po e riparonte, ndërron jetë gostivarasi

Një 46-vjeçar nga Negotina e Gostivarit ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia e një shtalle, të cilën ishte duke e riparuar. Ai fillimisht ishte dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit me lëndime të rënda trupore, ndërsa për shkak të gjendjes ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza” në Shkup, ku mëngjesin e 14 nëntorit ka ndërruar jetë.“Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë rënies nga çatia e një shtalle në atarin e f. Negotinë, të cilën ka qenë duke e riparuar. Mëngjesin e sotëm (14.11.2026) në ora 08:30 në SPB Tetovë është raportuar se G.S. u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, përcjell TV21.

Ndaj / Сподели