Lajmi ditës

Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!

Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!

Një vit nga fillimi i mandatit të dytë të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në fokus mbetet edhe çështja e borxheve të trashëguara dhe kostot financiare që ato kanë shkaktuar në buxhetin komunal.Komuna e Tetovës ka paguar gjithsej 226 milionë denarë për kamata dhe shpenzime të përmbarimit, të cilat lidhen me borxhet e trashëguara nga periudhat e mëparshme. Kjo shumë përbën një barrë të konsiderueshme financiare për institucionin lokal, pasi bëhet fjalë për mjete që janë shpenzuar për detyrime të krijuara në të kaluarën, por që kanë rënduar buxhetin e komunës.

Ndaj / Сподели