Kronika e zezë

Ndërron jetë Samka Ibraimovski nga Tetova!

Ndërron jetë Samka Ibraimovski nga Tetova!

Ka vdekur Samka Ibraimovski, lider i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-ministër pa portofol. Lajmin e trishtë e shpalli “Roma Pres”, nga ku me një mesazh emocional u ndanë nga përfaqësuesi i gjatë politik i komunitetit rom.Ibraimovski ishte aktivist politik me përvojë të gjatë dhe kryetar i PCER. Gjatë karrierës së tij politike ai ushtroi disa funksione të rëndësishme, ndër të cilat deputet në Kuvendin maqedonas, ministër pa portofol në Qeveri, si dhe funksion drejtues.Ai ishte i njohur për angazhimin e tij politik dhe mbrojtjen e interesave e të drejtave të komunitetit rom në Maqedoni.“Sot na la një njeri që la gjurmën e tij në politikë”, thuhet në mesazhin e lamtumirës së “Roma Pres”.Për momentin nuk janë publikuar informacione shtesë për shkakun e vdekjes.

Ndaj / Сподели