LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Ekonomia e Maqedonisë ka nevojë për 50 mijë punëtorë të huaj në vit

Ekonomia e Maqedonisë ka nevojë për 50 mijë punëtorë të huaj në vit

Mbi 34.000 shtetas të huaj kanë ardhur për të punuar në Maqedoni në 5 vitet e fundit. Agjencia e Punësimit vitin e kaluar ka lëshuar 8.844 leje pune dhe mendime për punësimin e shtetasve të huaj dhe krahasuar me vitin para pandemisë 2019, kur erdhën 3.500 të huaj, numri është dy herë e gjysmë më i madh, informon PressOnline.al

Sektori i biznesit vazhdimisht alarmohet për problemin e mungesës së punëtorëve dhe ky është një sfidë me të cilën përballet në mënyrë permanente jo vetëm ekonomia jonë, por të gjitha ekonomitë në botë.

“Mendoj se ne kemi hapësirë, me atë që unë personalisht besoj se kemi numër tepër të madh të njerëzve në administratën publike. Dhe jam i bindur, unë kam kontakte të përditshme me njerëz nga atje, ata janë njerëz të mrekullueshëm, një pjesë e madhe profesionistë, të cilët duan të hyjnë në sektorin privat. Nëse më pyesni mua, një numër prej 40.000 njerëzve që do të mund të vinin në sektorin privat me një lloj ndihme për kompanitë që do t’i merrnin, mendoj se ai presion do të ulet së paku për 2-3 vitet e ardhshme, sepse jam i bindur se tani sektori privat është më atraktiv se sektori publik”, thotë Darko Vellkov nga “Vrabotuvanje.com”, përcjell PressOnline.al

Nga Qeveria tashmë kanë paralajmëruar se për shkak të shpërnguljes së të rinjve dhe trendeve demografike, deri në vitin 2030 vendi do të ketë nevojë për importimin e 50.000 punëtorëve të huaj në vit për të ruajtur rritjen ekonomike. Të ngjashme janë edhe parashikimet e ndërmjetësuesve të punësimit.

“Fakt është se 9.000 njerëz është shumë pak. Për ekonominë në Maqedoni sipas meje nevojiten rreth 40.000, 50.000, ndoshta edhe 60.000 njerëz që do të punonin, të cilët mungojnë për momentin. Kështu me siguri edhe kompanitë do të mund të përparojnë”, thotë Darko Vellkov nga “Vrabotuvanje.com”.

Përndryshe, në Maqedoni kryesisht importohen punëtorë të përgjithshëm. Numri më i madh i lejeve të punës në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2026 është lëshuar për të huajt që kanë ardhur të punojnë në sektorin e ndërtimit, industrinë përpunuese, tregtinë dhe hotelerinë.

Ndaj / Сподели