Lajmi ditës

Pse Ali Ahmeti nuk shkoi asnjë ditë të vetme për ta mbështetur Arkin Jahijin në Bërvenicë?

Pse Ali Ahmeti nuk shkoi asnjë ditë të vetme për ta mbështetur Arkin Jahijin në Bërvenicë?

Sot në Bërvenicë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Arkin Jahiji i AKI-së dhe Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së.Ajo që është vërejtur gjatë dy javëve të fushatës së balotazhit është mungesa e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili nuk është paraqitur asnjëherë në Bërvenicë, madje as një postim në rrjete sociale për të mbështetur kandidatin e partisë së tij.Ndonëse Jahiji arriti të sigurojë kalimin në rrethin e dytë, Ahmeti nuk u pa në asnjë aktivitet publik të fushatës, duke e lënë kandidatin e tij të zhvillojë garën pa praninë e kreut të partisë.Në anën tjetër, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, pati mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili vetë mori pjesë në aktivitetet elektorale në Bërvenicë dhe kërkoi votën për kandidatin e partisë së tij.Kështu, në ditën kur qytetarët vendosin se kush do ta drejtojë komunën, bie në sy kontrasti mes përfshirjes së kryeministrit Mickoski në fushatën e kandidatit të tij dhe mungesës së Ali Ahmetit në fushatën e kandidatit të BDI-së.

Ndaj / Сподели