LAJME
Sela ia përmend shtëpinë Taravarit që ia “dha” BDI-ja: “Ai na përçau ASH-në”…Konsumohet dro-gë në oborin e shkollës fillore “Kiril i Metodij” në TetovëArrestohet Ridvan Asani, kryetar i Degës së BDI-së në Kumanovë, ja detajet!Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve, ja për çfarë vepra?Bekim Sali flet mbi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit në DublinJa kush është ish drejtori i BDI-së, i arrestuar në aksionin e sotëm policor në Tetovë! (FOTO)Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!Punonin në një objekt pa leje dhe shkelën ndalesën e inspektoratit, arrestohen 5 personaSela ia përmend shtëpinë Taravarit që ia “dha” BDI-ja: “Ai na përçau ASH-në”…Konsumohet dro-gë në oborin e shkollës fillore “Kiril i Metodij” në TetovëArrestohet Ridvan Asani, kryetar i Degës së BDI-së në Kumanovë, ja detajet!Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve, ja për çfarë vepra?Bekim Sali flet mbi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Ohrit në DublinJa kush është ish drejtori i BDI-së, i arrestuar në aksionin e sotëm policor në Tetovë! (FOTO)Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!Punonin në një objekt pa leje dhe shkelën ndalesën e inspektoratit, arrestohen 5 persona
Lajmi ditës

Ja kush është ish drejtori i BDI-së, i arrestuar në aksionin e sotëm policor në Tetovë! (FOTO)

Ja kush është ish drejtori i BDI-së, i arrestuar në aksionin e sotëm policor në Tetovë! (FOTO)

Sot (29.10.2026), nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është zhvilluar një aksion policor në kuadër të një hetimi për dyshime mbi veprime të paligjshme që lidhen me operacionet e syve, me ç’rast është shkatërruar një grup kriminal, pjesë e të cilit janë ish-funksionarë dhe funksionarë aktualë të Fondit për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të aksionit, në bazë të urdhrave të siguruar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë realizuar bastisje në disa lokacione në Shkup dhe nga një lokacion në Tetovë dhe në Kumanovë, me ç’rast tetë persona janë privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë prej rreth 50.000 eurosh dhe telefona celularë.Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të rëndë pranë MPB-së i ka paraqitur Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër 11 personave fizikë, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, si dhe kundër një personi juridik, përkatësisht: D.D. (60) nga Shkupi, O.R. (66) nga Tetova dhe S.B. (59) nga Shkupi, për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” (neni 353, paragrafi 5, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal); R.A. (45) nga Kumanova, për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” (neni 353-v, paragrafi 3, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal); Z.A. (35) nga Shkupi, për veprën penale “falsifikim ose shkatërrim i librave protokollarë” (neni 280 i Kodit Penal); V.Q. (47) nga Shkupi, S.A. (40) nga Shkupi dhe G.A. (33) nga Republika e Shqipërisë, për veprat penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” (neni 353, paragrafi 3, në lidhje me nenin 45) dhe “mashtrim në shërbim” (neni 355 i Kodit Penal); C.S. (47) nga Shkupi, Zh.S. (58) nga Shkupi dhe I.P. (49) nga Shkupi, për veprën penale “punë e pandërgjeshme në detyrë” (neni 353-v, paragrafi 2, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal); si dhe kundër institucionit privat shëndetësor nga Shkupi, për veprën penale “pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” (neni 273, paragrafi 12, në lidhje me nenet 22 dhe 45 të Kodit Penal).Sipas pretendimeve në kallëzimin penal, dy drejtorë të atëhershëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor në vitin 2020, së bashku me një përfaqësues të institucionit privat shëndetësor, kanë lidhur një kontratë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara dhe aktet e brendshme të Fondit. Kryetari i Bordit Drejtues dyshohet për parregullsi gjatë miratimit të kësaj kontrate.Në bazë të kontratës, përmes futjes së të dhënave të pavërteta në sistemin elektronik të FSSh-së dhe përgatitjes së faturave me përmbajtje të pavërtetë, institucioni shëndetësor dyshohet se i ka faturuar shërbimet e njëjta si ndaj Fondit, ashtu edhe ndaj pacientëve. Pacientëve, përveç pjesëmarrjes ligjore, u është kërkuar të paguajnë edhe çmimin privat për operacionet, me ç’rast u është fshehur se shërbimet janë arkëtuar edhe nga FSSh-ja.Drejtori i denoncuar i Sektorit për Kontroll dyshohet se nuk i ka dorëzuar raportet për parregullsitë e konstatuara te komisioni kompetent dhe ka shtyrë kryerjen e kontrolleve të rregullta, me çka është shmangur shqiptimi i gjobave shtesë të kontratës dhe mundësia e ndërprerjes së kontratës. Dy udhëheqëse të Shërbimit Rajonal të Shkupit dyshohet se nuk e kanë monitoruar arkëtimin e gjobave të shqiptuara më parë dhe nuk i kanë njoftuar shërbimet kompetente, për ç’gjë pagesat ndaj institucionit kanë vazhduar pa kompensimin e borxheve.Ekzistojnë gjithashtu dyshime se paratë e paguara nga FSSh-ja, për të cilat personat e autorizuar në institucionin shëndetësor e dinin se buronin nga vepra penale, janë futur në qarkullimin e pagesave, janë regjistruar në llogari të ndryshme kontabël dhe janë përdorur për paga, furnizime dhe pagesa të tjera.Sipas kallëzimit penal, dëmi i shkaktuar buxhetit të FSSh-së arrin në 104.818.754 denarë, përkatësisht rreth 1,7 milionë euro, për pagesat e kryera në bazë të faturave fiktive, si dhe 525.000 denarë të tjerë për gjoba kontraktuale të paarkëtuara. Ekzistojnë dyshime se gjatë periudhës nga viti 2022 deri në vitin 2025, institucioni shëndetësor është pasuruar në mënyrë të kundërligjshme me 261.271.961 denarë, përkatësisht rreth 4,25 milionë euro. Sipas kallëzimit, nga skema e dyshuar e faturimit të dyfishtë janë dëmtuar nga 3.000 deri në 4.000 pacientë. Siç raportojnë mediat maqedonase, i arrestuar eshte edhe ish drejtori i BDI-së nga Tetova, Orhan R 66 vjeç.

Ndaj / Сподели