Ai ka kontaktuar edhe përmes telefonit me Ilija Srdanoviqin, bartësin e Listës Studentore në Serbi, duke i kërkuar të ndikojë te qytetarët e mbledhur që të tërhiqen. Srdanoviq është përgjigjur se fillimisht duhet t’i verifikojë informacionet.Sipas informacioneve fillestare, qytetarët ishin mbledhur para televizionit pas një thirrjeje të Diana Hrka-s. Rreth orës 18:40, disa dhjetëra persona kanë hyrë në objekt.Pas një përplasjeje verbale me Vuçiqeviqin dhe punonjësit, protestuesit kanë dalë në oborrin e ndërtesës. Ndërkohë, nga televizioni është kërkuar sërish ndërhyrja e shërbimeve emergjente, pasi është raportuar se një punonjëse kishte pësuar një krizë epileptike.Tensionet kanë vazhduar edhe jashtë ndërtesës, ku një pjesë e qytetarëve e kanë rrethuar kryeredaktorin, e kanë filmuar me telefona celularë dhe i kanë kërkuar të kërkojë publikisht falje ndaj qytetarëve të Serbisë.
Lajmi ditës
Tensione në televizionin serb “Informer” i afërt me Vuçicin – Qytetarët ndërpresin transmetimin dhe rrethojnë kryeredaktorin!
