Lista e Studentëve në Serbi, e udhëhequr nga Ilija Srdanović, ka shënuar fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, ndërsa qëndrimi i tij për Kosovën tregon se çfarë politike mund të ndjekë kjo lëvizje në raport me çështjet kombëtare dhe rajonale, shkruan Tema.mk.
Srdanović, bartës i listës “Studentët fitojnë”, më 21 shtator 2026, në një intervistë për televizionin Insajder, deklaroi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së vendit.
Tri ditë më vonë, më 24 shtator, në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, ai përsëriti të njëjtin qëndrim, duke thënë se pozicioni i Listës së Studentëve për Kosovën përcaktohet nga Kushtetuta serbe.Gjatë intervistës për Insajder, ai gjithashtu deklaroi se, nëse marrin pushtetin, do të kërkojnë zgjidhjet më të mira të mundshme, veçanërisht për serbët që jetojnë në Kosovë, duke shtuar se nuk do t’i lënë ata në vështirësi.Fitorja e Listës së Studentëve, e cila doli si sfidë ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, hap një kapitull të ri në politikën serbe. Megjithatë, deklaratat e Srdanovićit tregojnë se, sa i përket Kosovës, lista mbështetet në qëndrimin kushtetues të Serbisë dhe nuk ka paralajmëruar ndryshim të këtij pozicioni./Tema.mk/
