LAJME
Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmimTensione në televizionin serb “Informer” i afërt me Vuçicin – Qytetarët ndërpresin transmetimin dhe rrethojnë kryeredaktorin!Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Ndërron jetë Enver Rifati – komandat Xhaxhi!SNS dhe Vuçiqi fituan vetëm në tri nga 29 qytetet e Serbisë, ja sa fitoj “Lista e Studentëve”!Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëtaPse Ali Ahmeti ende nuk e cilëson si “lajm të mirë” për rajonin humbjen e Vuçiçit në Serbi?!“Ngjarje si në filma”, vidhet një “Range Rover” në Tetovë, ja detajet!Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmimTensione në televizionin serb “Informer” i afërt me Vuçicin – Qytetarët ndërpresin transmetimin dhe rrethojnë kryeredaktorin!Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Ndërron jetë Enver Rifati – komandat Xhaxhi!SNS dhe Vuçiqi fituan vetëm në tri nga 29 qytetet e Serbisë, ja sa fitoj “Lista e Studentëve”!Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëtaPse Ali Ahmeti ende nuk e cilëson si “lajm të mirë” për rajonin humbjen e Vuçiçit në Serbi?!“Ngjarje si në filma”, vidhet një “Range Rover” në Tetovë, ja detajet!
Lajmi ditës

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: “Mos e vrit vëllanë tënd për lekë”

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: “Mos e vrit vëllanë tënd për lekë”

Hoxha nga Saraji, Zekirija Bajrami, ka publikuar një mesazh drejtuar policëve shqiptarë, duke u bërë thirrje që të kenë frikë Allahun dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.

Në reagimin e tij, Bajrami u bën thirrje policëve shqiptarë që, sipas tij, të mos e ngrenë dorën kundër vëllezërve të tyre për përfitime financiare. Ai përmend shumën prej 2.500 eurosh, për të cilën pretendon se u ofrohet nga Edi Rama, duke e cilësuar atë si helm për të ardhmen e tyre.

“Polic i dashur shqiptar, ke frikë Allahun dhe ki parasysh ardhmërinë tënde dhe të familjes sate, mos vra vëllanë tënd për lekë”, shkruan Bajrami.

Ai gjithashtu u bën thirrje policëve shqiptarë që të tregojnë burrëri dhe t’u bashkohen, siç shprehet ai, vëllezërve që sakrifikojnë dhe rrezikojnë jetën për atdheun.

Në fund të mesazhit, Bajrami shpreh qëndrimin e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë kundër tradhtisë dhe me lutje për popullin shqiptar dhe Shqipërinë.

“Zoti i mallkoftë tradhtarët. Zoti i ruajtë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundon mesazhi i hoxhës nga Saraji.

Ndaj / Сподели