Këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shfaqej përpara një tezge të djegur për t’i dërguar një mesazh publikut pas zhvillimeve të fundit në Tiranë.Por, në vend që të adresohej thelbi i revoltës dhe të merrej përgjegjësi për realitetin e vështirë socio-ekonomik, reagimi i kreut të qeverisë u përqendrua sërish te retorika e vjetër politike.Përballë shqetësimeve kryesore të qytetarëve – pabarazisë në rritje, varfërisë, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës – Rama nuk ofroi asnjë vetëkritikë.Në vend të llogaridhënies apo marrjes së përgjegjësive shtetërore, fajtorët u gjendën sërish jashtë kabinetit qeveritar.Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u ndal te Sali Berisha dhe faktorë të jashtëm, duke i bërë ata përgjegjës për destabilizimin. Por retorika shkoi edhe më tej në kohë: Rama përmendi deri te një “dorë e zezë” që nga viti 1912, e cila sipas tij ka penguar historikisht rrugëtimin evropian të Shqipërisë, duke e zhvendosur debatin nga problemet reale të së sotmes te konspiracionet e së shkuarës.Ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e masave konkrete apo e vendimeve politike për të zgjidhur krizën.Në vend të një plani veprimi apo reflektimi shtetëror, mesazhi kryesor u përmblodh në një thirrje të thjeshtë për durim: “ta kalojmë së bashku”.Në fund, mesazhi për qytetarët ishte i qartë: të jenë të qetë, sepse në krye është ai. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të qetësuar revoltën apo nëse shmangia e problemeve thelbësore do të thellojë edhe më tej hendekun mes pushtetit dhe qytetarëve.
Lajmi ditës
Rama injoron thelbin e protestës: Veç Berishës, është edhe një dorë e zezë që na ndjek nga 1912
