LAJME
Lajmi ditës

Terrori në fluturimin Dubai-Tel Aviv, zyrtari i Emirateve: Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatën e emergjencës

Terrori në fluturimin Dubai-Tel Aviv, zyrtari i Emirateve: Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatën e emergjencës

Bashkëpiloti që tentoi të merrte kontrollin e një avioni të Flydubai-t që udhëtonte drejt Izraelit e sulmoi kapitenin me sëpatën e emergjencës, ka deklaruar Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Avioni, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit me më shumë se 170 persona në bord, humbi papritur 17 mijë këmbë, rreth 5 200 metra lartësi, dy orë e gjysmë pas nisjes. Pasagjerët arritën ta neutralizonin sulmuesin dhe të merrnin kontrollin e avionit.

Komandanti Smit Machchhar tha se ndodhej i shtrirë në dysheme, i plagosur, kur kuptoi se avioni po humbte lartësi dhe se duhej të vepronte. “I thashë vetes: duhet të bëj edhe një përpjekje të fundit për ta hapur derën nga brenda”, rrëfeu ai. Kjo u mundësoi pasagjerëve të hynin në kabinën e pilotimit.

Ndaj / Сподели