Sipas të dhënave me të cilat disponon Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup, sot në orën 14:04 është ndjerë një tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë në zonën e Prespës, rreth 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale ML 3.3 sipas shkallës Rihter.Tërmeti është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht nga banorët e qytetit të Manastirit dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS), njofton 4news.mk.
Lajmi ditës
Tërmeti e dridh Maqedoninë, ja epiqendra dhe sa ballë ishte!
