LAJME
Dy të rinjë nga fshati Tenovë denoncohen për sulm fizik ndaj një bashkëfshatariTrump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortëDaut Memishi zgjidh një tjetër problem të trashëguar: Nisin pagesat jubilare për mësimdhënësit në Komunën e TearcësAksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajetArkin Jahii me numrin 6 në zgjedhjet e parakohshme lokale në BërvenicëMPB: Për tetë muaj, 34 persona më pak kanë humbur jetën dhe 863 persona më pak janë lënduar në aksidentet rrugoreNdërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh në ÇairArrestohet në Rusi Salvatore Aliu, “kumbari” që pastronte paratë dhe furnizonte me ko’kainë grupet kriminale shqiptareDy të rinjë nga fshati Tenovë denoncohen për sulm fizik ndaj një bashkëfshatariTrump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortëDaut Memishi zgjidh një tjetër problem të trashëguar: Nisin pagesat jubilare për mësimdhënësit në Komunën e TearcësAksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajetArkin Jahii me numrin 6 në zgjedhjet e parakohshme lokale në BërvenicëMPB: Për tetë muaj, 34 persona më pak kanë humbur jetën dhe 863 persona më pak janë lënduar në aksidentet rrugoreNdërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh në ÇairArrestohet në Rusi Salvatore Aliu, “kumbari” që pastronte paratë dhe furnizonte me ko’kainë grupet kriminale shqiptare
Lajmi ditës

Aksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajet

Aksion i madh policor në Maqedoni, arrestohen 13 persona, ja detajet

Trembëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa po zhvillohen kontrolle në më shumë se 20 lokacione në disa qytete të vendit, në kuadër të operacionit “Filtër” të Administratës Doganore kundër kontrabandës së organizuar të cigareve.
Aksioni po zhvillohet në rajonet e Gjevgjelisë, Vallandovës, Strumicës, Dojranit, Velesit dhe Shkupit. Sipas autoriteteve, hetimi ka zbuluar disa raste të kontrabandës së sasive të mëdha të cigareve dhe shmangie të pagesës së detyrimeve në vlerë prej disa milionë eurosh.

Në hetim janë përfshirë kompani të spedicionit, transportit dhe importit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë dhe doganorë.

Operacioni po realizohet nga Administrata Doganore përmes Sektorit për Kontroll dhe Hetime dhe Njësisë së Hetimeve, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Autoritetet njoftojnë se operacioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më shumë detaje për rastin.

Ndaj / Сподели