Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, nesër do të udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Ai është ftuar për të marrë pjesë në Gala-në Vjetore të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, e cila do të mbahet më 24 shtator 2026 në Nju Jork.Eventi është i fokusuar në marrëdhëniet dhe lidhjet shqiptaro-amerikane. Duke folur për këtë vizië, Mexhiti, ditë më parë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë dhe kombit shqiptar. “Javën e ardhshme, do të udhëtoj drejt Nju Jorkut me ftesë nga Këshilli shqiptaro-amerikan ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare”, është shprehur Mexhiti.
Lajmi ditës
Izet Mexhiti nesër udhëton drejt SHBA-së, ja pse
