Kronika e zezë

Vrasje në një qytet të Maqedonisë, ja detajet

Vrasje në një qytet të Maqedonisë, ja detajet

Në Ohër është raportuar një rast vrasjeje, ku një person 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”. Pas hetimeve fillestare, policia ka arrestuar një 53-vjeçar nga fshati Brvenicë e Tetovës, i dyshuar për kryerjen e krimit, transmeton TV21. Arrestimi është bërë pas një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal.

Ndaj / Сподели