LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Malësia e Tetovës po mbetet pa nxënës, në të gjithë shtetin po bie numri i filloristëve

Malësia e Tetovës po mbetet pa nxënës, në të gjithë shtetin po bie numri i filloristëve

Ashtu si vjet, edhe këtë vit në fshatin Veshallë të Malësisë së Tetovës asnjë nxënës nuk është regjistruar në klasën e parë, andaj shkolla do të mbetet e mbyllur. Numri i nxënësve përveç se në Malësinë e Tetovës po bie edhe në nivel shtetëror ku është paralajmëruar mbyllja e dhjetëra shkollave, shkruan Portalb.mk.

Për dallim prej Veshallës, në fshatin Bozofcë janë regjistruar vetëm dy nxënës në klasë të parë, ndërsa numri i përgjithshëm in nxënësve në të gjitha paralelet është gjashtë.

Drejtori i shkollës fillore “Besa”, Shefajet Ramadani thotë se këto paralele periferike do vazhdojnë të funksionojnë me vendim të veçantë si shkolla të mbrojtura.

“Shkollat janë në suazat të mbrojtjes për shkak se gjenden në distancë të largët, janë fshatra malore dhe janë të mbrojtura, kështu që do të funksionojnë, për momentin do të funksionojnë si klasa“, tha Ramadani.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti bëri të ditur se numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në klasë të parë mbetet përafërsisht i ngjashëm me vitin e kaluar.

“Ka qenë trend vit pas viti ku kemi pasur ulje të numrit të nxënësve, duke theksuar që nga viti 2020/21 e këndej, për fat të mirë këtë vit, në krahasim me vitin shkollor 2025/2026, nuk kemi ndonjë ndryshim drastik të numrave, për afërsisht janë numrat e njëjtë të nxënësve në shkollat fillore“, tha Dauti

Ndaj / Сподели