Një video e publikuar, ku shfaqet Murat Ismaili, ka nxitur reagime pas pretendimeve të tij lidhur me varrimin e nënës së tij. Në video, Ismaili ankohet se hoxhallarët nuk e kanë lejuar që nëna e tij të varrosej me flamurin shqiptar, shkruan Tema.mk.
Pas publikimit të videos ka reaguar edhe Xhamia e fshatit Llacë – Tetovë, duke theksuar se nuk kanë dashur të bëhen pjesë e asaj që e konsiderojnë si “lojë të Lëvizjes së Deçanit”. Nga xhamia është thënë gjithashtu se në fshatin Llacë, sipas tyre, këto lëvizje nuk mund të gjejnë hapësirë.
Reagimi ngre edhe pyetjen:
Kush është Murat Ismaili?
Sipas autorit të reagimit, nëse analizohet aktiviteti i Ismailit në rrjetin social Facebook, ai paraqitet si përhapës i qëndrimeve që cilësohen si islamofobe.Në reagim pretendohet gjithashtu se Ismaili është themelues i organizatës “Kuvendi Kombëtar Shqiptar”, për të cilën kritikët e tij thonë se, pavarësisht emërtimit, përmes aktiviteteve të saj nxit përçarje dhe qëndrime kundër shqiptarëve myslimanë.Sipas të njëjtit reagim, në profilet dhe materialet e shpërndara prej tij publikohen në mënyrë të vazhdueshme përmbajtje kritike ndaj Islamit, hoxhallarëve, xhamive dhe myslimanëve.Në fund, autorët e reagimit u bëjnë thirrje qytetarëve të Tetovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të tregohen të vëmendshëm ndaj asaj që e cilësojnë si “aktivitet përçarës”, duke kërkuar edhe bojkot social e biznesor ndaj personave dhe grupeve që, sipas tyre, promovojnë këto qëndrime.“Lëvizja e Deçanit në Maqedoni është në shërbim të hasmit”, përfundon reagimi.
