LAJME
Bëhuni gati, fillimi javës së ardhshëm na i sjellë rreshjet e borës – ja ku!Kur ka komunikuar për herë të fundit me Ali Ahmetin? Tregon Hristijan Mickoski!Mickoski: Ne do të fitojmë më 18 tetor në Bërvenicë, sepse e duam atëAmir Elezi zhvillon takim pune me zëvendësdrejtorin e Fondit Shëndetësor, Sedat BislimiShasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Reriut dhe TurqisëUji i pijshëm për 4 fshatra të Tearcës, Daut Memishi: Nisin përgatitjet për rezervuarë në Neproshten, Leshkë e Dobrosht dhe filtrin për Sllatinën dhe Leshkën“Humbëm një mik”: Ali Ahmeti i jep lamtumirën Nexhës, berberit që i qëndroi pranë për 25 vite203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitinBëhuni gati, fillimi javës së ardhshëm na i sjellë rreshjet e borës – ja ku!Kur ka komunikuar për herë të fundit me Ali Ahmetin? Tregon Hristijan Mickoski!Mickoski: Ne do të fitojmë më 18 tetor në Bërvenicë, sepse e duam atëAmir Elezi zhvillon takim pune me zëvendësdrejtorin e Fondit Shëndetësor, Sedat BislimiShasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Reriut dhe TurqisëUji i pijshëm për 4 fshatra të Tearcës, Daut Memishi: Nisin përgatitjet për rezervuarë në Neproshten, Leshkë e Dobrosht dhe filtrin për Sllatinën dhe Leshkën“Humbëm një mik”: Ali Ahmeti i jep lamtumirën Nexhës, berberit që i qëndroi pranë për 25 vite203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin
Lajmi ditës

Deklaratat kundër pavarsisë së Kosovës, VLEN në kuvend bojkoton sesionin e organizuar në nder të Ukrainës

Deklaratat kundër pavarsisë së Kosovës, VLEN në kuvend bojkoton sesionin e organizuar në nder të Ukrainës

Deputetë shqiptarë bojkotuan shënimin e 35‑vjetorit të pavarësisë së Ukrainës dhe asnjë nga dhjetë deputetët – anëtarë të Grupit Ndërpartiak Parlamentar për mbështetje të Platformës së Krimesë, nuk ishte i pranishëm në sesionin në Kuvendin e Maqedonisë. Ata nuk ia falin presidentit ukrainas Volodimir Zelenski deklaratën e fundit gjatë vizitës në Beograd – se Ukraina respekton të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Serbisë, gjë që zemëroi kosovarët, pas së cilës në Prishtinë u hoq flamuri gjigant ukrainas nga një ndërtesë e lartë, simbol i mbështetjes për Ukrainën gjatë konfliktit, raporton SlobodenPecat, transmeton Zhurnal.

Edhe pse është kryetar i Grupit Ndërpartiak, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi nuk ishte i pranishëm në sesion, ndërsa në vend të tij fjalën hyrëse e mbajti nënkryetari i Parlamentit Antonio Miloshoski. Ambasadorja ukrainase në vend, Larisa Dir, personalisht u falënderua Gashit dhe Miloshoskit që ngjarja u mbajt në Kuvend.

Mungesa e deputetëve shqiptarë u vu re edhe nga disa ambasadorë pjesëmarrës. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për bojkot të organizuar apo, siç thanë disa prej tyre, se ende janë me pushime ose nuk ishin njoftuar për sesionin.

Në Grupin Ndërpartiak Parlamentar për mbështetje të Platformës së Krimesë bëjnë pjesë 41 deputetë nga të gjitha partitë parlamentare, prej të cilëve rreth 10 janë shqiptarë ose nga komunitetet më të vogla. Nga partia VLEN, përveç kryetarit të Kuvendit Gashi, nuk ishin të pranishme as Kaltrina Beqiri dhe Saranda Imeri Stafa. Nga kjo parti thanë se nuk mund ta përtypin deklaratën e Zelenskit për Kosovën, e cila u ka lënë shije të hidhur.

Zelenski në Beograd përsëriti se Kievi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ndaj / Сподели