Lajmi ditës

Mbushni xhepat mirë – 100 denarë një litër naftë në Maqedoni!

Mbushni xhepat mirë – 100 denarë një litër naftë në Maqedoni!

Me çmimet më të fundit të publikuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, karburantet bëhen edhe më të shtrenjta, ndërsa çmimi i naftës arrin në 101,50 denarë për litër.

Në përputhje me metodologjinë për llogaritjen e çmimeve, çmimet me pakicë rriten mesatarisht me 2,62 për qind.

  • Benzinat shtrenjtohen me 1,50 denarë për litër. Një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 93,00 denarë, ndërsa EUROSUPER-98 do të kushtojë 95,00 denarë.
  • EURODIZEL shtrenjtohet me 3,50 denarë, kështu që nga mesnata një litër naftë do të kushtojë 101,50 denarë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Ndaj / Сподели