Lajmi ditës

A do të jetë Lazim Destani emri i propozuar për President të Kosovës?!

A do të jetë Lazim Destani emri i propozuar për President të Kosovës?!

Në koluaret e politikës kosovare ka nisur të lakohet edhe emri i biznesmenit dhe filantropit shqiptar, Lazim Destani, si një nga emrat e mundshëm për President të Republikës së Kosovës, shkruan Tema.mk.Kjo mundësi vjen në një moment kur në skenën politike të Kosovës po zhvillohen diskutime për një kandidat konsensual për postin e Presidentit.Edhe takimi i djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lënë të kuptohet se palët mund të jenë duke kërkuar një emër të pranueshëm për një spektër më të gjerë politik. Në këtë kontekst, emri i Lazim Destanit po përmendet në qarqet politike si një figurë që mund të jetë e pranueshme për një konsensus më të gjerë.

Destani është një biznesmen dhe filantrop i njohur, me angazhim të gjatë në Kosovë dhe në diasporën shqiptare.Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Destani është propozuar për këtë post.

Po ashtu, vetë Lazim Destani nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike lidhur me këto zëra. Nuk ka ende qëndrim zyrtar as nga subjektet politike që mund të jenë pjesë e këtij diskutimi.Në ditët në vijim pritet të bëhet më e qartë nëse emri i Lazim Destanit është pjesë e një formule reale për një kandidat konsensual apo bëhet fjalë vetëm për një emër që po qarkullon në prapaskenat e politikës kosovare./Tema.mk/

Ndaj / Сподели