Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën M3, në Hungari.
Një autobus turistik nga Polonia ka dalë nga autostrada në afërsi të qytetit Mezőkeresztes, në lindje të Hungarisë, ka rënë në një kanal dhe është përmbysur.
Sipas kryeministrit hungarez Péter Magyar, të paktën 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona të plagosur nga autobusi. Sipas mediave hungareze, në autobus ndodheshin gjithsej 57 pasagjerë dhe dy shoferë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë. (INA)
