Një tragjedi është regjistruar sot në fshatin Domen të Shkodrës ku një nënë dhe 2 fëmijët e saj kanë humbur jetën për shkak të zjarrit që përfshiu banesën e tyre.
Ngjarja u regjistrua pak pas mesdite ku banesa ku ndodhej nëna dhe 2 fëmijët u përfshi dhe u shkrumbua nga flakët.Ndërkohë nëna dhe 2 fëmijët e saj nuk kanë mundur të dalin nga banesa duke humbur jetën në mënyrë tragjike.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Informacioni paraprak i Policisë“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”
