Në rrjetet sociale dhe disa portale online po qarkullojnë raportime se biznesmeni dhe filantropi i njohur George Soros është arrestuar në pronën e tij në Katonah, në shtetin e New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këtyre pretendimeve, gjatë natës agjentë federalë kanë rrethuar pronën e tij me dhjetëra agjentë, automjete të blinduara dhe një helikopter që fluturonte mbi zonë. Në disa postime thuhet se rreth 47 agjentë federalë dhe 12 automjete të blinduara kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa Soros dyshohet se është vendosur nën mbikëqyrje brenda pronës së tij.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane për një arrestim të tillë, ndërsa informacionet që qarkullojnë në internet mbeten të pakonfirmuara.
George Soros, një nga financierët dhe filantropët më të njohur në botë, është themelues i organizatës Open Society Foundations, e cila financion projekte në shumë vende të botës në fusha të ndryshme si demokracia, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i shoqërisë civile.
Lajmi ditës
Raportohet se është arrestuar George Soros?!
