LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Azam Dauti: Shkupi sonte rreh në ritmin e kulturës shqiptare

Azam Dauti: Shkupi sonte rreh në ritmin e kulturës shqiptare

Publicisti Azam Dauti ka vlerësuar mbrëmjen artistike në Shkup me pjesëmarrjen e sopranos së njohur shqiptare Inva Mula dhe artistes Dëshira Ahmeti, duke e cilësuar atë si një dëshmi se kryeqyteti vazhdon të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Dauti shkruan se, me zërin e Inva Mulës, artin e Dëshira Ahmetit dhe praninë e miqve të tyre, Shkupi “po ndriçon nga një tjetër dritë: ajo e muzikës, e kulturës dhe e artit të madh”.

Sipas tij, qyteti ku “gurët e vjetër kanë ruajtur zërat e brezave” dhe ku Çarshia ka bartur histori shekullore, rikthehet përmes muzikës në vendin që i takon, si një qendër e rëndësishme e kulturës shqiptare.

“Shkupi nuk është vetëm një hapësirë gjeografike. Shkupi është kujtesë, është kulturë, është art, është shpirt”, thekson Dauti, duke shtuar se kur emra të mëdhenj si Inva Mula bashkohen me artistët shqiptarë, madhështia e qytetit dëshmohet përmes artit.

Ai e përmbyll mesazhin e tij duke theksuar se Shkupi ka qenë gjithmonë një nga zemrat e kulturës shqiptare dhe se “sonte, kjo zemër rreh në ritmin e muzikës”.

Ndaj / Сподели