LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

Taravari në vitin 2018 njoftoi investim prej 7.2 milionë eurosh për ujësjellësin në Gostivar: Ku përfunduan fondet?

Taravari në vitin 2018 njoftoi investim prej 7.2 milionë eurosh për ujësjellësin në Gostivar: Ku përfunduan fondet?

Në vitin 2018, gjatë mandatit të Arben Taravarit si kryetar i Komunës së Gostivarit, u njoftua një investim prej 7.2 milionë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet.

Vetë Taravari e bëri publik lajmin, duke njoftuar se 4.6 milionë euro ishin siguruar si grant i pakthyeshëm nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ndërsa projekti do të financohej edhe me 250 mijë euro grant nga banka gjermane KfW, 1.7 milionë euro hua nga Qeveria dhe 682 mijë euro pjesëmarrje nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Sipas njoftimit të asaj kohe, fondet ishin të destinuara për blerjen e pajisjeve për zbulimin e rrjedhjeve të ujit, uljen e humbjeve në rrjet, ndërtimin e rezervuarëve të rinj, vendosjen e gypave të rinj dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kjo çështje rikthehet në fokus pas situatës së fundit në Gostivar, ku mijëra qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dhe autoritetet shpallën epidemi pas dyshimeve për ndotje të ujit. Në këtë kontekst, shtrohet pyetja se çfarë u realizua nga investimi prej 7.2 milionë eurosh i paralajmëruar në vitin 2018 dhe në çfarë mase ai ndikoi në përmirësimin e infrastrukturës ujore të qytetit.

Ndaj / Сподели